Connect with us

Bíblia ALB1

1 Samuel 29

1 Filistejtë i mblodhën tërë forcat e tyre në Afek, ndërsa Izralitët e ngritën kampin e tyre pranë burimit të Jezreelit.

2 Princat e Filistejve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin.

3 Atëherë krerët e Filistejve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjegj krerëve të Filistejve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".

4 Por krerët e Filistejve u zemëruan me të dhe i thanë: "Ktheje prapa atë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës. Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve?

5 Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: "Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?"".

6 Atëherë Akishi thirri Davidin dhe i tha: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ti je një njeri i drejtë dhe shoh me kënaqësi ecejakun tënd me mua në ushtri, sepse nuk kam gjetur asgjë të keqe që

7 Prandaj kthehu prapa dhe shko në paqe, mos bëj asgjë që nuk u pëlqen princave të Filistejve.

8 Davidi i tha Akishit: "Çfarë kam bërë dhe çfarë ke gjetur te shërbëtori yt prej ditës që erdha me ty e deri më sot, që të më pengojnë të luftoj kundër armiqve të mbretit, zotërisë tim?".

9 Akishi iu përgjegj Davidit, duke thënë: "E kupton që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e Filistejve kanë thënë: "Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!".

10 <aaa see> Prandaj çohu herët nesër në mëngjes bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënd që kanë ardhur bashkë me ty; çohuni në mëngjes herët dhe nisuni në të gdhirë".

11 Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes për t'u nisur dhe për t'u kthyer në vendin e Filistejve. Filistejtë përkundrazi shkuan në Jezreel.

Continuar Lendo

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply